Futboll La Liga Sport

TRONDITET REAL MADRID/ Sergio Ramos humbet sfidat me Liverpool dhe “El Clasico”, ja shkaku…

Zidane vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Eibar, këtë të shtunë. Ai duhet të llogarisë problemet që sjellin me vete lojtarët nga agnazhimet që kishin me kombëtaret.  Kështu, Courtois dhe Modric janë përmirësuar nga shqetësimet që kishin, por duhet të bëjë pa Sergio Ramos, përsëri. Një problem i madh.

Kapiteni i bardhë nuk u ushtrua me grupin, por qëndroi në palestër, pasi u kthye nga aktivizimi në minutat e fundit kundër Kosovës në Seville. Më pas, klubi njoftoi se ai ka pësuar një dëmtim dhe do të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj: “Pas testeve të kryera sot nga kapiteni ynë, Sergio Ramos, shërbimet mjekësore të Real Madridit e diagnostikuan atë me një dëmtim të muskujve në këmbën e majtë. Evolucioni në pritje”.

Qendërmbrojtësi do të humbasë kësisjoi ndeshjen kundër Eibar, gjithashtu çerekfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool dhe “El Clasico” më 10 prill. Ramos vazhdon të dëmtohet në seri. Ky është i pesti lëndim në këtë sezon, ku tashmë ka humbur 18 ndeshje për shkak të problemeve fizike.

Related posts

SKANDALI/ Ish-futbollisti i NJOHUR shfaqet në duke pirë KOKAINË (VIDEO)

Isa.Autor

U PËRJASHTUA NGA EUROPA LEAGUE/ Përveç lirisë së veprimit, ja 4 benefitet për Milan

Delo.autor

“NUK JAM AQ SKEPTIK SE…”/ Watzke konfirmon interesimin e Real Madridit për Haaland

Delo.autor

Leave a Comment