Futboll Seria A Sport

THYEN RREGUALLAT ANTI-COVID/ Organizuan “party” në kohë pandemie, pritet vednimi për 3 lojtarët e Juventus

Juventus do të gjobisë tre lojtarët e saj, Paolo Dibala, Artur Melon dhe Uiston Mekeni, me arsye se kanë thyer rregullat e Covid-19, duke organizuar një festë në ambient të mbyllur.

Sipas “La Stampa”, ka qenë mesfushori amerikan Mekeni, i cili ka organizuar një festë në shtëpinë e tij duke grumbulluar një numër personash, ndër ta dhe miqtë e ekipit të tij, brazilianin Artur dhe Dibalën. Pas zhurmave në ambientin e mbyllur, fqinjët kanë thirrur policinë dhe është zbuluar se festa ishte organizuar nga mefushori juventin.

Futbollistët kanë marrë vetëm një gjobë prej 400 eurosh nga policia, dhe tani janë në pritje të vendimit të Juves, ku me shumë gjasa drejtuesit mund të mos ta mbyllin me një gjobë pasi Italia është në izolim total nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.

Related posts

Zbulohen të tjera detaje/ Ja kur do të prezantohet Ronaldo te Juventusi

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Sheffield-Liverpool, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Juventus gati të sakrifikojë yllin për të befasuar Interin

Delo.autor

Leave a Comment