Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Lajm i madh nga Anglia, ja kur pritet të rikthehen tifozët në shkallët e stadiumeve…

Tashmë është zyrtare, tifozët do të rikthehen në stadiume në Angli, pas më shumë se një viti. Prej kohësh në media qarkullonte se në Angli do të rikthehen tifozët, por nuk kishte diçka zyrtare.

Zyrtarizimin e ka dhënë Totenhemi ditën e sotme, teksa nëpërmjet faqes së klubit, bën me dije se tifozët do të rikthehen në shkallët e stadiumit, në finalen e Carabao Kup, kupa e dytë për nga rëndësia në Angli.

Klubi londinez ka njoftuar se për finalen me Mançester Sitin më 25 prill, e cila do të zhvillohet në “Wembley”, në stadium do të ketë të pranishëm edhe tifozë. Do të jenë 8 mijë tifozë për këtë ndeshje, pra vetëm 10% i stadiumit, por kjo do të jetë më shumë në formën e një testi, që në të ardhmen mund t’i hapë rrugën një numri më të madh tifozësh.

Related posts

NDESHJA E KTHIMIT ME GJIROKASTRITËT/ Tirana luan çdo gjë për biletën në finalen e Kupës

Delo.autor

RONALDINHO SI MAGJISTAR/ Shfaqet në Marok me pasaportë të sekuestruar…

Isa.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ MILANIT/ Ancelotti merr vendimin drastik për Elseid Hysajn

Delo.autor

Leave a Comment