Futboll La Liga Sport

“PRESIONI? ËSHTË NJË FORCË EKSTRA QË TË NDIHMON”/ Varane: Në karrierën e futbollistit ka ulje-ngritje, por…

Rafael Varan thotë se presioni ndihmon një futbollist që të japë më të mirën në fushën e lojës.

PRESIONI – Për mua presioni është një mik i mirë. Është një forcë ekstra që të ndihmon. Mendoj se presioni të bën më të mirë dhe të jep adrenalinë, të bën të mendosh më shpejt dhe të jesh i përqendruar. Mendoj se kur je nën presion jep më të mirën. Duhet të jetë një presion që të motivon dhe jo që të tremb”.

MENTALITETI – “Nuk mendoj se stili im i lojës të bën të kuptosh që unë jam një luftëtar në fushën e lojës. Por, unë kam mentalitet luftëtari. Më pëlqejnë shumë sfidat, sidomos kur janë të vështira. Ato i shijoj më shumë. Sa më pak të tjerët besojnë tek unë, aq më shumë unë motivohem. Kjo është mënyra ime. Kështu kam arritur të motivohem”.

AMBICIET – “Unë mendoj se është diçka e lindur. Unë jam rritur në këtë mënyrë. Gjithmonë kam dashur që të jem më i mirë sesa vëllai im i madh dhe kam punuar shumë. Presioni për të fituar dhe për të superuar veten time ka qenë objektiv i përhershëm dhe më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës”.

SEKRETET – “Siç e kam thënë, në karrierën e futbollistit ka ulje-ngritje, por sa më lart të jesh duhet të kujtosh momentet e vështira. Duhet të mendosh sa kemi vuajtur. Kur presioni është më i madh, më i madh është edhe emocioni. Është një miksim ndjenjash”.

Related posts

Kosova “mbulohet” me medalje/ MBESA e Majlinda Kelmendit fiton të argjendtën në XHUDO

Isa.Autor

PPREMIER LEAGUE/ Livepooli barazon “në shtëpi”, Tottenham përmbys në 10 minuta

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Chelsea-Everton. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment