Futboll Sport

U PËRFOL SE KËRKOI 40 MILIONË EURO PËR TRANSFERIMIN E HALAND/ Agjenti Raiola: Lajmet e rreme janë…

Agjenti i Erling Haland, Mino Raiola prej disa ditësh ka ndërmarrë një tur takimesh me presidentët e ekipeve të interesuara për sulmuesin norvegjez, për të zgjedhur më pas skuadrën e duhur për 20 vjeçarin.

Në Spanjë janë hapur zëra se Raiola kërkon 40 milion euro komision për transferimin e shtatlartit norvegjez, gjë e cila është hedhur poshtë nga vet agjenti. Në rrjetin social “Twitter”, Raiola ka shpërndarë një titull të një gazete spanjolle e cila akuzon agjentin për komision e lartë të kërkuar, me këtë të fundit i cili i ka bashkangjitur mbishkrimin “Lajmet e rreme përhapen shpejt dhe shkojnë larg”. E ardhmja e Haland për momentin është e paqartë, dhe sipas mediave të huaja në ditët në vazhdim do të merret vesh çdo gjë.

Related posts

FLET PËR OBJEKTIVAT PERSONALE ME MILAN/ “Bomberi” Piatek: Numri 9 nuk më tremb…

Delo.autor

Gattuso: Humbja më e shëmtuar erdhi jashtë fushës

Delo.autor

“NË DYSHIM EDHE PËR…”/ Messi humb ndeshjen kundër Metz

F.autor

Leave a Comment