Bundesliga Futboll Sport

THUR ELOZHE SKUADRËS SË TIJ/ Trajneri i Bayern: Fitore karakteri, Lewandowski ka dëshirë të rikthehet në fushë, por…

Trajneri i Bajernit, Hansi Flik, ishte shumë i lumtur me fitoren në Lajpcig. 56-vjeçari tha pas takimit se ishte një trepikësh shumë i rëndësishëm për ecurinë në kampionat. Flik shpjegoi edhe gjendjen e Robert Levandovskit i cili mund të rikthehet në fushë më shpejt se ç’ishte parashikuar.

“Bëmë një ndeshje të mirë, duke parë edhe mungesat e shumta që kishim. Gjithsesi, komplimente djemve të cilët treguan se mund të përballen dhe të fitojnë edhe sfida të tilla. Kundërshtari na vuri në vështirësi, sidomos në fillim të pjesës së dytë, por kjo është normale pasi ata kanë një skuadër me shumë lojtarë cilësorë të cilët deri tani kanë bërë një kampionat të madh”, u shpreh Flik. I pyetur nëse Leva ishte gati të rikthehej në fushë javën e ardhshme, Flik tha: “Nuk e di me saktësi, janë mjekët ata që do të vendosin. E di që Roberti ka dëshirë të rikthehet në fushë sa më parë, por kjo nuk varet nga ai. Nuk duam të rrezikojmë asgjë, nëse mjekët do të thonë ‘jo’, atëherë atij i duhet të vazhdojë riaftësimit. Këtu nuk ka vend për diskutime”.

TITULLI DHE E ARDHMJA

Trajneri gjerman foli më pas edhe për çështjen e titullit ashtu dhe për zërat për një largim nga Bajerni. “Nuk jemi ende kampionë. Janë ende shumë pikë në lojë. Sigurisht që në Lajpcig bëmë një hap të rëndësishëm drejt titullit, por mjaftojnë dy ndeshje të këqija për të rihapur kampionatin. Çfarë do të bëjë në verë? Pas sezonit do të shkoj me pushime me gruan time, kjo është e sigurt”, përfundoi Flik.

Related posts

NUK KA QETËSI PËR GREZDËN/ Përfundon duke ecur me paterica (FOTO)

Delo.autor

“U FUTËN NË FUSHË DHE GODITËN…”/ Trazirat në “Selman Stërmasi”, arrestohen presidenti dhe drejtori i Kastriotit

Delo.autor

Goditje e bujshme nga klubi i Superligës Kosovare, arrin akordin me mbrojtësin fierak

Isa.Autor

Leave a Comment