Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI SHQIPTAR DREJT LARGIMIT NGA NAPOLI/ Gjithnjë e më tepër “Djall”, Hysajn dhe Milan pranë marrëveshjes

Emri i Elseid Hysajt vazhdon të mbetet i lidhur me Milanin. Mbrojtësi i djathtë nga Shkodra, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Napoli. Në verë do të vijë ndarja, por jo largimi nga Serie A.

Agjenti i 27-vjeçarit po negocion prej ditësh me drejtuesit e “Djallit”. Këta të fundit i cilësojnë shumë 20 milion eurot që kërkon United për Dalot, kështu që kanë zgjedhur Hysajn, i cili vjen pa kosto.

Bisedimet janë fokusuar te rroga sezonale. Mediat italiane raportojnë se lojtari i kombëtares shqiptare kërkon 3 milion euro në sezon, teksa akordi pritet të arrihet për 2.5 milion euro + bonuset.

Related posts

 Memushaj dhe Hysaj nxorrën zbuluar PANUCCIN, dinim të bënim vetëm një skemë…

Isa.Autor

SHUMË “YJE” PËR CHAMPIONS/ Ja formacioni i “çmendur” i Sarrit nën drejtimin e Juventus

Delo.autor

MESSI I PRISH FESTËN REALIT ME TRIPLETË/ Barcelona rikthehet në vendin e parë të La Ligas

Delo.autor

Leave a Comment