Futboll Seria A Sport

“GJITHMONË KAM ËNDËRRUAR TË VIJA TEK INTER”/ Korrea: Golat ndaj Milanit? Shpresoj që të vazhdoj t’i realizoj

Pas një debutimi fantastik me fanellën e Interit me dopietën ndaj Veronës ku i dha triumfin zikaltërve, “Tucu” Korrea ndihet si në shtëpi dhe këtë e ka vërtetuar me një intervistë në mikrofonat e “DAZN”, ku deklaron se e kishte ëndërr të luante për Interin:

“Në vitin 2013, isha një fëmijë dhe dëshiroja që me çdo kusht të vija këtu tek Interi. Që kur kam qenë pjesë e ekipit të parë në Argjentinë, kjo ishte dëshira ime e vetme. Tani më në fund jam këtu. Më kanë thënë që debutimi me dopietë tek Interi nuk kishte ndodhur që në kohën e Rekobës, unë jam tepër i lumtur sepse kemi fituar dhe ishte bukur që të debutoje kështu.

Ëndërroja të vishja fanellën zikaltër, por më pas telefonata e Simone Inzagit më bëri të mendoj që nuk dua të qëndroja me asnjë vend tjetër përveçse Interit, dhe për këtë nuk kisha asnjë dyshim. Që nga dita e parë kur kam mbërritur të gjithë më kanë trajtuar sikur të isha në shtëpi. Kam ndjerë se çfarë do të thotë Inter, çfarë përgjegjësish kemi këtu. Mbrojmë një fanellë të rëndësishme dhe me peshë ndihem i lumtur për këtë.

Kemi një skuadër të mbushur me kampionë dhe është kënaqësi të luash me to. Është argëtuese që të kesh shokë skuadre kaq të aftë që të shërbejnë me kaq shumë topa. Duam që t’i japim kënaqësi të shumtë tifozëve.

Do të jetë e vështirë për titullin kampion sepse janë shumë skuadra në të njëjtin nivel. Janë të paktën pesë skuadra që do të luajnë për vendet e para. Kampionatit italian nuk i dihet kurrë, por ne jemi besimplotë. Shpresoj që t’i realizoj sërish Milanit. Mendojmë për ndeshjen e radhës, dua të jap maksimumin.”, përfundoi Hoakin Korrea.

Related posts

“I DIMË PIKAT E DOBËTA TË GRANADËS”/ Martini ëndërron kualifikimin: Ju tregoj titullarin që do të mungojë

Delo.autor

AKUZOHET PËR MASHTRIM TATIMOR/ Cristiano Ronaldo del sot para gjykatës

Delo.autor

SKANDALI/ Zhvatën presidentin e klubit të Serisë A, 8 persona e pësojnë rëndë

Delo.autor

Leave a Comment