Futboll Sport

“ISHTE 1 METËR BRENDA”/ Goli fantazmë tërbon ish-lojtarin e Milan-it, plasin polemikat në Itali

Një gol fantazmë u regjistrua në ndeshjen e Serisë B, mes Monzës dhe Peskarën, teksa gjyqtari nuk e akordoi realizimin e skuadrës vendase, duke sjellë tërbimin e drejtuesve të Monzës.

Gjuajtja e futbollisti Armelino, fillimisht u stampua në transfersë, teksa nga pamjet duket se e kaloi vijën e portës, por për gjyqtarin nuk kishim të bënim me gol.

Një episode ky që rindezi polemikat mbi mungesën e teknologjisë “gol line”, në një kampionat si Seria B. As gjyqtari dhe as anësori nuk arritën ta dallonin që topi e kishte kaluar vijën, teksa ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

“Ishte brenda 1 metër”, bërtiti nga stoli trajneri i Monzës, Kristian Broki.  Vendimi i gjyqtarit, për të mos e akorduar si të rregullt, golin e Armelinos, tërboi teknikun që në të kaluar ka qenë pjesë e Milanit.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Grilish është i Sitit, sot nis sulmi edhe për Kejnin

Delo.autor

Federata maqedonase nuk e ‘kapërdin’ triumfin e Shkëndijës, ofendon shqiptarët

Sadik.Autor

SKANDAL TEK BARCELONA/ Një milion euro për të sulmuar lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment