Futboll Sport

Si po ia humbin gjyqtarët madhështinë futbollit, edhe sa kohë do të jemi “pengje” të këtyre njerëzve?

Tifozët anembanë botës janë të zemëruar pas rezultateve të ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës, pasi që gjyqtarët kanë ndikuar drejtpërdrejt në vendosjen e tre prej katër ekipeve finaliste. “Gabimet janë pjesë e futbollit”, kjo është përgjigja e shpeshtë e udhëheqësve të organizatave të futbollit që e përdorin për të justifikuar gabimet e gjyqtarëve, gabime që kanë ndryshuar historinë e Kupës së Botës, Ligës së Kampionëve dhe garave tjera të mëdha.

Në një farë mase ka diçka të vërtetë, dhe sigurisht që futbolli nuk do të ishte i njëjtë pa golin e Maradonës të shënuar me “Dorën e Zotit”, ose “Golit kontrovers” të Geoff Hurst në finalen e Kupës së Botës së vitit 1966, ku Anglia fitoi titullin e vetëm të Kupës së Botës.

Është e vërtetë se momente të caktuara i kanë dhënë bukuri futbollit, por padrejtësitë dhe gjykimet katastrofike të gjyqtarëve sot, janë shumë larg atyre gabimeve që kanë shënuar histori.Ajo që pamë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, jo vetëm që futbollit nuk i jep një kampion, por e degradon dhe e shkatërron atë. Gjyqtarët u bënë lojtarët kryesorë në këto ndeshje.

Gabimet në ndeshjet mes Real Madridit dhe Bayern Munich, Romës dhe Liverpoolit e Salzburgut dhe Marseille, ka bërë që të bëhet një analizë serioze brenda UEFA-s.Në sajë të teknologjisë moderne, ne më në fund kemi mundësinë që të evitojmë gabimet e gjyqtarëve. Sportet e tjera si tenisi, basketbolli, volejbolli dhe futbolli amerikan, e përdorin që disa vite. Futbolli e luftoi dhe e sfidoi këtë, derisa gabimet filluan të shpërfaqen më të madhe.

Pas largimit të Sepp Blatter, FIFA më në fund ka dhënë dritën e gjelbër për përdorimin e teknologjisë, dhe me presidentin e ri, Gianni Infantino, për herë të parë kjo teknologji do të jetë në Kupën e Botës në Rusi.Një numër i madh i ligave ka filluar ta përdorë VAR-in, përjashtimisht Premierligës.

Megjithatë, gara kryesore – Liga e Kampionëve, do të mbetet pa VAR edhe për sezonin e ardhshëm, pasi nuk është miratuar në ndryshimet e rregullave për sezonin 2018/2019. Kjo lë të kuptohet se situata të njëjta, mund të kemi edhe sezonin tjetër në gjysmëfinalet e kësaj gare, ku Bayernit dhe Romës ‘ua vodhën’ mundësinë për finalen e madhe.

Cuneyt Çakir, gjyqtari që ndau drejtësinë në gjysmëfinalen Real Madrid – Bayern Munich.
Në pjesën e parë të ndeshjes mes Real Madrid dhe Bayern Munich, Marcelo luajti me dorë në zonën e rreptësisë, diçka që e pranoi edhe ai vetë pas ndeshjes, por gjyqtari turk Cynar Çakir dhe ndihmësit e tij pa sistemin VAR, nuk arritën ta vërenin atë, dhe goli i shënuar në pjesën e dytë nga James Rodriguez, nuk mjaftoi që Bayerni të kalonte në finalen e Ligës së Kampionëve.

Një tjetër ndeshje me gabime të njëjta. Bëhet fjalë për gjysmëfinalen mes Romës dhe Liverpoolit. Për skuadrën italiane nuk janë akorduar dy penallti, të cilat do ta ndihmonin të shkonte për herë të parë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve.

Gjysmëfinalja tjetër Roma – Liverpool
Sipas medieve në Itali, gjyqtari slloven Damir Skomina, pas ndeshjes ka shkuar në zhveshtoren e Romës, për t’i pranuar gabimet e për t’iu kërkuar falje për vendimet e tij.Edhe një ndeshje gjysmëfinale e Ligës së Evropës, është përcaktuar nga gabimi i gjyqtarëve, që i dhanë një rivënie këndi të paqenë Marseille, nga e cila francezët shënuan golin e kualifikimit, për të eliminuar Salzburgun e Valon Berishës.

Shumë tifozë në mbarë botën janë të zemëruar shkaku i gabimeve dhe padrejtësive, e veçanërisht tifozët e skuadrave të dëmtuara nga këto gabime, gabime të cilat ua shuan ëndrrën e një finale madhështore.Lojtarët e Salzburgut duke i protestuar gjyqtarit në gjysmëfinalen ndaj Marseille.
Është koha e fundit që të shmangen gabimet dhe fituesit e ndeshjeve të mos përcaktohen nga gjyqtarët, por nga ajo se kush jep më shumë në fushë, diçka që është meritore.

Me sistemin VAR, kemi mundësinë që gabimet të largohen, ose të paktën të minimizohen. Ai po ashtu nuk është i përsosur, por mund të përsoset çdo ditë. Refuzimi i vazhdueshëm për të zbatuar atë, sidomos në garat më të ndjekura në futboll, po shkakton dyshime serioze.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Juventus mposht Zenit falë golit të Kulusevskit

Delo.autor

“NJË HERË NDODHI…”/ Dita kur legjenda Ferdinand mbrojti C77 nga brutaliteti i Van Nistelrooy

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Lampard zbulon gjendjen e Hudson-Odoit, që u infektua me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment