Futboll Premier League

Ja kandidatët e United për nr. 10 të lënë bosh nga Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic i ka dhënë fund aventurës së tij te Manchester United dhe ka konfirmuar transferimin te LA Galaxy, duke lënë një boshllëk të madh, dhe një numër të rëndësishëm për t’u veshur nga dikush tjetër.

Fanella me nr. 10 ka një peshë të rëndë, me Rooney dhe van Nistelrooy që e kanë veshur përpara Ibra-s.

Më poshtë keni kandidatët kryesorë për fanellën e lirë, si lojtarë aktualë ashtu edhe transferime të mundshme.

Antoine Griezmann came close to signing for United last summer but may now join Barcelona

Nga blerjet e përfolura të United për merkaton e verës, janë tre emra që përfolen se mund të veshin fanellën me nr. 10. I pari është Antoine Griezmann. Ai pritej t’i bashkohej United që në verën e kaluar por ndryshoi mendje. Por këtë verë ai pritet të largohet nga Madridi dhe United është një nga opsionet. Nëse ai do të vinte, numri 10 do t’i shkonte francezit.

United have been long-term admirers of Gareth Bale, but the Welshman is happy in Madrid

I dyti është Gareth Bale. Nëse uellsiani do të largohej nga Real Madrid, vetëm disa klube mund ta përballojnë koston e lartë financiare të blerjes dhe rrogës së lojtarit. Një nga ato klube është Manchester United. Uellsiani do të ishte numri 10 i padiskutueshëm në Old Trafford nëse do të vendoste të transferohej.

I treti është Willian. Një nga lojtarët e preferuar të Jose Mourinho-s. Braziliani ka shpërthyer në fazën e dytë të sezonit duke treguar një formë fantastike me Chelsea-n dhe duke fituar një vend titullari te Brazili. Nëse Chelsea do ta lejonte të ikte, Willian do të mbushte boshllëkun e lënë nga Ibra.

Marcus Rashford has shown his maturity in recent displays and could be handed the iconic top

Nga brenda ekipit, dy janë yjet që pritet të veshin fanellën me numrin 10. I pari është Marcus Rashford. Tifozët e United kanë shprehur dëshirën që talenti anglez të veshë fanellën me nr. 10 duke filluar nga sezoni tjetër pavarësisht nëse vjen apo jo një blerje e madhe. I dyti është një tjetër lojtar i akademisë Jesse Lingard. Edhe ai përflitet të jetë një kandidat, por mundësitë që ai të veshë atë numër historik janë shumë të ulëta.

Related posts

SUPERIORE/ Teuta – Kukësi: Cungu ul Shkurtajn në stol, Bushiç titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Mediat gjermane: Nuk meritonim më shumë, për herë të parë në histori eliminohemi në grupe

Sadik.Autor

Igli Tare: Lazio-Inter? Ajo ndeshje ende më ka mbetur plagë. Ne meritonim Championsin, por shkoi ashtu siç…

Sadik.Autor

Leave a Comment