Futboll Kategoria Superiore Sport

KANË ARRITUR KUOTËN E 150 NESHJEVE/ Njihuni me 2 rekordmenët e Kategorisë Superiore

Jurgen Bardhi dhe Eraldo Çinari janë dy futbollistët më të rinj në historinë e futbollit shqiptar që kanë arritur kuotën e 150 ndeshjeve në Kategorinë Superiore.

BARDHI – Mesfushori është ai që renditet i pari si lojtari më i ri që arrin shifrën jubilare të 150 ndeshjeve në Superiore. Kur Bardhi luajti këtë sfidë, ishte vetëm 23 vjeç, 2 muaj dhe 25 ditë. Në kuotën e 150 ndeshjeve Bardhi arriti pikërisht në sfidën e shkuar kundër Bylisit, që për koincidencë, do të jetë dhe sfida e radhës për “demat”. Në total, Bardhi ka luajtur 159 ndeshje për Partizanin në Superiore ku ka arritur të shënojë 19 gola.

ÇINARI – Ndërsa sulmuesi i kuq renditet i dyti në historinë e Superiores si lojtari më i ri që arrin në 150 ndeshje. Çinari ishte 23 vjeç, 4 muaj dhe 7 ditë kur luajti ndeshjen e 150- të në Superiore dhe deri pak javë më parë, e mbante ai rekordin, para se Jurgen Bardhi ta parakalonte.

Related posts

VIDEO/ “Hajde e vëmë me bast 1 milion, unë jam nana”, Sadiku dhe Bardhi nuk ndalen

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Milan arrin marrëveshjen me mesfushorin Ilicic, por jo me klubin. Ja shkaku…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Atletico Madrid-Milan. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment