Futboll La Liga Sport

“DO TË LARGOJ ZIDANE DHE TË MARR TRAJNER…”/ Habit kandidati i ri për president tek Reali: Do rikthehet Ronaldo

Real Madrid do të zhvillojë këtë vit zgjedhjet për presidentin e ri të klubit, dhe Fiorentino Perez do të ketë përballë një biznesmen 32 vjeçar i quajtur, Enrike Rikuelme.

Rikuelme, i cili ka shprehur ambiciet e tij për të qenë kë krye të klubit madrilen, ka filluar të hedhë hapat e parë drejt klubit, teksa daljet e tij në televizor duke folur për synimet e tij te Real Madrid janë të shpeshta.

Ditën e djeshme, 32 vjeçari i ftuar në një konferencë live, ka shprehur disa ambicie të tij në rast se do të merrte drejtimin e klubit të Realit, ku spikat largimi i trajnerit aktual Zidane dhe rikthimi i yllit portugez, Kristiano Ronaldo.

“Në qoftë se do të merrja drejtimin e klubit, Zidane nuk do të ishte më trajner i ekipit. Personalisht më pëlqen tipi i trajnerit të Jurgen Klop, ose Raul Gonzales.

Gjithashtu kam hedhur hipotezën që të rikthejmë Ronaldon tek Real Madrid. Ronaldo është një legjendë e klubit dhe e futbollit botëror. Nuk ka lojtarë të vjetër apo të rinj, ka lojtarë të mirë ose të këqij”, e mbylli fjalën e tij 32 vjeçari ambicioz, Rikuelme.

Related posts

RRËFIM I PAZAKONTË/ Zbulon mesfushori holandez: Klopp veshi mbathjet e Ronaldos para…

Delo.autor

PIONTEK DREJT ANGLISË/ Milani e zëvendëson me sulmuesin që qau kur kuqezinjtë blenë Matrin (FOTO)

Delo.autor

TRAJNERI LOW NUK E GRUMBULLON/ Drejtuesi i klubit: Nuk e kuptoj, është mes më të mirëve

Delo.autor

Leave a Comment