Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Porto-Chelsea. Rezultati 0-2

Luhet duke filluar nga ora 21:00 ndeshja Porto-Çelsi, e vlefshme për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Portos do të kërkojë të bëjë surprizën, ku janë të shumta hipotezat se portugezët mund të përsërisin lavdinë e vitit 2004 ku fituan Champions-in nën drejtimin e Zhoze Murinjos. Porto vjen pas një forme të shkëlqyer në kampionat teksa ndodhet në vendin e dytë dhe ka katër fitore në katër ndeshjet e fundit.

Ndërkohë Çelsi nga shumë u cilësua si ekipi më me fat teksa arriti të shmangë të gjitha skuadrat e mëdha për tu përballur me Porton. Skuadra e Tuhel vjen nga një humbje e thellë 5-2 në kampionat me skuadrën e Uest Broumiç dhe situata në kampin londinez ka qenë mjaft e acaruar ku u përfol për një konfrontim fizik të ndodhur midis portierit Kepa dhe mbrojtësit gjerman Rudiger, me këtë të fundit i cili u përjashtua nga skuadra. Humbja në kampionat ishte humbja e parë për trajnerin Tuhel, që nga koha që ka marrë drejtimin e Çelsit, dhe sot londinezët do të kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për te treguar që janë një ekip i bashkuar.

 

LIVE| Porto-Çelsi 0-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 85/ Chelsea dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Benjamin Chilwell.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 32/ Chelsea kalon në avantazh me golin e shënuar nga Mason Mount.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“TË DËNUAR” PËR TRIUMF/ Trajneri Dovedan: Skuadra si Flamurtari bëjnë çudira

Delo.autor

PEP NUK E HARRON INATIN E VJETËR/ Guardiola: Jam i kënaqur që NUK përfunduam si INTERI

Isa.Autor

Kroacia shpreson, në finale shënojnë më shumë “italianët”

Isa.Autor

Leave a Comment