Champions League Futboll Sport

FINALJA CHAMPIONS TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Nga nuhatja taktike tek stili i lojës, ja sekretet e Mauricio Poçetinos

Kush është trajneri që do të luajë sot finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, si i ka raportet me lojtarët dhe çfarë fshihet pas njeriut të akullt?

Lotët me Ajaksin nuk e ndryshojnë dot të shkuarën e tij dhe “DailyMail” analizon në disa pika trajnerin Mauricio Poçetino.

NUHATJA TAKTIKE– Këtë sezon ka luajtur me 3 ose me katër mbrojtës dhe mesfusha si romb ka qenë zgjedhja e duhur për të skicuar formacionin ideal edhe prej mungesave dhe dëmtimeve të shumta. Poçetino beson se futbolli udhëhiqet nga energji të tjera. Stërvitja e tij kalon përtej taktikave dhe përtej besimit kolektiv. I pëlqen ta zotërojë topin, ta kontrollojë topin. Nuk ka frikë nga ndryshimi i skemave në mes të lojës nëse sheh se ekipi nuk po funksionon ashtu siç duhet, megjithëse këtë sezon zgjedhjet i ka pasur të limituara.

TEMPERAMENTI– Emocionalisht e kontrollon veten, edhe pse lotët në “Amsterdam” mund të tregojnë të kundërtën. Megjithatë, Poçetino nuk shpërthen kurrë në tërbim. Është i qetë dhe i sigurt te skuadra e tij. Në bisedat private me lojtarët është më i drejtpërdrejtë dhe kërkon që futbollistët të jenë gjithmonë pjesë e grupit dhe të punojnë me metodat e tij. E bëri me Kapue, Kabul, Paulinjon dhe Adebajorin. Ekuilibri është shumë i rëndësishëm për të në skuadër.

EKSPERIENCA– I irrituar nga referimet e vazhdueshme për faktin se ai kurrë nuk ka fituar një trofe si trajner, edhe pse ai kundërpërgjigjet me Kupën e Katalonjës kundër Barcelonës. Por është e vërtetë, Poçetino nuk ka asnjë kupë në palmaresin e tij. Nuk mund të krahasohet me trajnerë si Pep Guardiola, Karlo Ançeloti apo Zhoze Murinjo. Kjo është finalja e tij e parë europiane, por si lojtar ka kujtime të bukura në këtë kompeticion. Me Totenhemin ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm duke e kualifikuar 3 vite radhazi në Champions.

KARAKTERI– Njerëzit e vlerësojnë atë për arsyet e lartpërmendura. Poçetino është para së gjithash një person i vërtetë. Ai vlerëson miqësinë dhe vlerat njerëzore. I pëlqen të shtrëngojë duart, të buzëqeshë dhe të angazhonte. Është besnik ndaj stafit të tij dhe kërkon gjithmonë përmirësime për kontratat e tyre. Është popullor me trajnerët e tjerë dhe ka raport të mirë me ta. Tifozët e Totenhemit e adhurojnë për atë që ka bërë.

STILI– Pas Zhoze Murinjos dhe Arsen Vengerit, mund të jetë trajneri i radhës me deklarata të forta në konferencë. Fjalët e tij janë goditëse dhe mesazhet e qarta. Ai është i gatshëm që t’i trajtojë të gjitha çështjet dhe nuk ka frikë nga opinionet. Anglishtja e tij mund të jetë e luhatur, por konferencat e tij për shtyp janë interesante për t’u dëgjuar.

MARRËDHËNIE ME LOJTARËT– Raporti është aq miqësor, saqë dikush që e prish këtë, mund të largohet. Shikoni rastin e Uokerit. Lojtarët duhet t’u binden metodave të tij, ose në të kundërt nuk do të funksionojë. Kujtojmë që menaxhoi në mënyrë perfekte Lorisin dhe Aldervaireldin.

Related posts

Tre skuadra angleze interesohen për sulmuesin e Real Madrid…

Sadik.Autor

SFIDA E KTHIMIT ME BARCELONËN/ Klopp rrëfen: Ja çfarë do t’i thosha Messit pas super golit

Delo.autor

E PABESUESHME/ Pas një pasimi nga Bentancur, talenti Chiesa zhbllokon sfidën ndaj Atalanës me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment