Futboll Kategoria Superiore Sport

DËNIMI I SKËNDERBEUT/ Cilët janë 2 personat që fundosën klubin bardhekuq…

Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës në UEFA që u morën me dosjen e Skënderbeut janë Karl Dhont dhe Migel Lietard Fernandez Palacios.

I pari është një ekspert belg në fushën e basteve, teksa është përfshirë në trupën e Komisionit Disiplinor në vitin 2009. UEFA i ka dhënë drejtimin e zyrës së antikorrupsionit, e krijuar pikërisht në momentin kur Dhont është bërë pjesë e trupës së Komisionit Disiplinor.

Ai bëri zbulimin e madh të skandalit kinez të Zhejun Ji në vitin 2005. Ndërsa Migel Lietard njihet si miku i ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, Angel Maria Vijar, i cili ka qenë disa herë në Shqipëri në asambletë zgjedhore të FSHF-së.

Ai është një jurist spanjoll, i cili e ka nisur karrierën në vitin 2010 në një studio ligjore të emërtuar “Sport Advisors”. Kjo kompani është në pronësi të Gorha Vijar, i biri i Angel Maria Vijarit. Në vitin 2013, spanjolli është përfshirë në trupën disiplinore.

Related posts

RONALDO NDAN MENDJEN PËR TË ARDHMEN/ Telefonatat e Pirlos vendosin gjithçka…

Delo.autor

INTERI TRIUMFON MES POLEMIKAVE NDAJ NAPOLIT/ Milani ngec sërish në kampionat. Ja të gjitha rezultatet dhe golat

Delo.autor

Ronaldo një lider, zbuloni mesazhin që i ka përcjellë futbollistëve të Realit

Q.Autor

Leave a Comment