Futboll

Asistoi me thembër, mediat italiane e cilësojnë “gjeni” Frederik Veselin (VIDEO)

Empoli i Frederik Veselit që militon në “Seria B” barazoi me shifrat 1-1 këtë fundjavë kundër Cittadella-s dhe kjo edhe për meritë të shqiptarit.

Mbrojtësi kishte meritat e tij absolute në golin e realizuar nga Empoli pasi dha një asist mjeshtëror me thembër për futbollistin Ismail Bennacer i cili bëri ç’deshi në zonë për të finalizuar.

Ky aksion është vlerësuar nga Red Bull B-Best, organizuar nga Liga B dhe nga Gazzetta dello Sport si një ndër golat më të bukur të Serisë B për javën e 27-të.

Veseli është cilësuar si një gjeni pas atij pasimi të dhënë me thembër për shokun e tij të skuadrës. Red Bull B-Best është një emision që zhvillohet çdo javë pas ndeshjeve të Serisë B, duke vlerësuar aksionet më të bukur të konkretizuar me gol.

Related posts

PREZANTOHET TEK PSG/ Mesfushori Wijnaldum: Është një ditë e madhe për mua dhe familjen time

Delo.autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Ramos pranon, Reali bën gati 70 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

32 skuadra pjesëmarrëse në Botëror, ja emërtimet e veçanta për secilën skuadër

Sadik.Autor

Leave a Comment