Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Tirana mposht Laçin me dy autogola dhe merr kreun e renditjes

Tirana ka mundur Laçin në javën e katërt të Kategorisë Superiore dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas dy barazimeve radhazi.

Sfida e luajtur në Selan Stërmasi është vendosur në pjesën e dytë.

Kanë qenë dy autogola të miqve që u kanë dhuruar fitoren bardhebluve.

Roganovic dhe Ignatovic kanë devijuar topin në portën e tyre në minutën e 53-të dhe 75-të, duke i dhuruar tri pikë të rëndësishme vendasve.

Tirana ka marrë kreun e renditjes me tetë pikë, në pritje të ndeshjes që do të luhet në 16:45 mes Kukësit dhe Teutës.

Related posts

E PAZAKONTË/ Në ndeshjen hapëse të sezonit, Juventusit për herë të parë i ndodh…

F.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Liverpool kërkon Marash Kumbullën

F.autor

Botërori RUSI 2018, Lopetegui mund të jetë i detyruar të grumbullojë Morata-n

Sadik.Autor

Leave a Comment