Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Partizani mposht me “TRIS” Bylisin në “Air Albania”

Partizani shkëlqen në “Air Albania”, duke mposhtur Bylisin me rezultatin 3-0, në një sfidë të dominuar totalisht nga të kuqtë. Goli i avantazhit erdhi në sekondën e 15-të të ndeshjes, duke ia bërë mjaft të lehtë këtë fitore skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli, teksa në fragmentin e dytë të lojës “Demat e Kuq” realizuan edhe 2 herë të tjera me anë të Jasir Asanit dhe Çinarit, që ishin në superformë. Edhe ballshiotët e Dovedan patën disa shanse, kryesisht në pjesën e parë, por nuk u treguan të saktë para portës.

Më këtë triumf, Partizani u ngjit në vendin e dytë me 47 pikë, po aq sa Vllaznia e vendit të tretë. Skuadra kryeqytetase tashmë ka 2 pikë më pak se kryesuesit e Teutës.

Related posts

MODELJA SEKSI/ Për Erjona Sulejmanin vjeshta është shumë nxehtë (FOTO)

Isa.Autor

GOL I GJITHI SHQIPTAR/ Cikalleshi nuk ndalet, i shënon kampionëve në fuqi (VIDEO)

Delo.autor

REALIZOI NDAJ SHQIPËRISË PAS 500 DITËSH AGJERIM/ Harry Kane: Ju tregoj cila do të jetë ndeshja më e vështirë në grup

Delo.autor

Leave a Comment