Futboll Sport

KOSOVË/ Drita fiton dhe rimerr kreun, Prishtina ruan hapin e kryesuesve

Mesditën e sotme, u luajtën dhe dy sfidat e vlefshme për javën e 28-të Superligës kosovare, ku Drenica priti në shtëpinë e saj Prishtinën ndërsa Drita sfidoi Llapin.

Drita arriti të marrë një fitore spektakolare 2-4 në fushën e llapjanëve, teksa në pjesën e parë u shënuan plot 4 gola. Ishin vendasit që gjetën avantazhin që në minutën e dytë me anë të Januzit. Drita e gjeti menjëherë golin e barazimit me sulmuesin Shabani i cili realizoi në minutën e 4-ët. Në minutën e 30-të miqtë kaluan për herë të parë në avantazh me Alidemajn, por avantazhi zgjati vetëm dy minuta teksa mesfushori i Llapit, Sadriu vendosi në ekuilibër shifrat.

Në pjesën e dytë pati kohë dhe për dy gola të tjerë, teksa ishte përsëri sulmuesi Shabani që në minutën e 69 kaloi në avantazh Dritën. Në minutën e 78-të ishte Prislei i cili shënoi golin e sigurisë për miqtë, dhe me këtë fitore Drita rimerr vendin e parë në kampionat dhe ndodhet në kuotën e 61 pikëve, 3 më shumë se Ballkani i Bledi Shkëmbit.

Në sfidën tjetër Prishtina arriti të marrë një fitore minimale 0-1 kundër Drenicës, teksa për kryeqytetasit golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi Kryeziu në minutën e 73’ të takimit. Me këtë fitore Prishtina mban vendin e 3-të dhe ruan hapin e dy skuadrave kryesuese.

Related posts

DISFATA NDAJ ATALANTA-S/ Bomberi Ibrahimovic i befason të gjithë me “look”-un e ri (FOTO)

Delo.autor

MADHËSHTORE/ Ceremonia buzë detit: Nderim Nexhipi na tregon dasmën përmes fotove

Isa.Autor

E SABOTUAN TË GJITHË/ OZIL falënderon këtë futbollist për mbështetjen

Isa.Autor

Leave a Comment