Sport Të tjera

VOLEJBOLL VENDI/ Partizani “leksion” Erzenit, fiton finalen e dytë dhe i afrohet titullit

Partizani fitoi mbrëmjen e sotme 3-0 ndaj Erzenit në Durrës, në finalen e dytë të play off-it në volejboll për meshkuj, duke iu afruar shumë titullit kampion. Të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri tashmë janë një fitore larg titullit (udhëheqin 2-0 me ndeshje), sukses që mund të vijë në finale e tretë play off, që luhet pas dy ditësh në kryeqytet.

Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, me një epërsi të lehtë të ekipit të Partizanit, që i fitoi setet me shifrat 25-20, 25-21, 25-20. Erzeni rivalizonte deri diku, por më pas nuk ishte në gjendje të mbante ritmin e diktuar nga kryeqytetasit, që shkëputeshin e fitonin pa shumë mund. Këtë herë Partizani nuk përsëriti gabimin e finales së parë, ku shpërdoroi avantazhin dhe rrezikoi të humbiste.

Related posts

TEK EGNATIA JANË NË PRITJET TË TRAJNERIT TË RI/ Allmuça: E ndalim sërish Tiranën, synimet tona nuk…

Delo.autor

“MË ERDHI KEQ PËR MËNYRËN SI PËSUAM”/ “Shpërthen” trajneri Mema pas humbjes: Kur pëson kështu golash…

Delo.autor

“NUK E KUPTOJ VENDIMIN NDAJ GRIEZMANN”/ Legjenda kundër Setien: Mund të kishte qenë një skandal

Delo.autor

Leave a Comment