Futboll Kategoria Superiore Sport

PUBLIKOHET AXHENDA/ Ja kur do të luhen sfidat e javës së 28-të të Kategorisë Superiore…

Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbardhur ditën e sotme axhendën e plotë për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Kjo javë do të ngrejë siparin ditën e shtunë në orën 16:00, ku janë planifikuar të zhvillohen 2 përballje tepër interesante, ajo mes Kukësit dhe Tiranës si dhe Partizanit-Kastriotit.

Java e 28-të, që përkon edhe me fillimin e fazës së katërt, do të kulmojë ditën e diel me 3 përballjet e tjera. Në orën 13:00, në stadiumin “Loni Papuçiu” është planifikuar të zhvillohet takimi mes Apolonisë dhe Vllaznisë, teksa në orën 16:00, do të zhvillohen 2 sfidat e tjera, Skënderbeu-Teuta dhe Laçi-Bylisi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28

E shtunë, më 17 prill 2021
Ora 16:00 | Kukësi-Tirana (Stadiumi “Elbasan Arena”)
Ora 16:00 | Partizani-Kastrioti (Stadiumi “Air Albania”)

E diel, më 18 prill 2021
Ora 13:00 | Apolonia-Vllaznia (Stadiumi “Loni Papuçiu”)
Ora 16:00 | Skënderbeu-Teuta (Stadiumi “Skënderbeu”)
Ora 16:00 | Laçi-Bylisi  (Stadiumi i Laçit)

Related posts

Pjesa e parë/ Në Elbasan, Flamurtari e Laçi ndalen nga shtylla!

Sadik.Autor

KOMENTON SFIDËN ZENIT-JUVENTUS/ Seedorf: Mund të fitohet edhe duke luajtur keq, por…

Delo.autor

Presidenti me armë, qeveria greke ndërpret pa afat kampionatin

Q.Autor

Leave a Comment