Futboll

Coman operohet me sukses, rrezikon Botërorin

Coman është operuar me sukses, rrezikon Botërorin që do të mbahet në Rusi këtë verë.
Anësori i talentuar francez, Kingsley Coman, lëndoi ligamentet e kyçit të këmbës së majtë në barazimin e Bayern Munich 0-0 me Hertha Berlinin.

Zgjidhja e vetme ishte operimi. Bayerni ka njoftuar se operimi është kryer me sukses dhe se lojtari do të mungojë për shumë javë, duke mos treguar datën e saktë të rikthimit.

Sipas mediave gjermane e franceze, ka përfunduar pothuajse sezoni për 21 vjeçarin dhe rrezikon seriozisht edhe Botërorin që do të mbahet në verë në Rusi.

Related posts

EURO U-19 PËR VAJZA/ Shqipëria fantastike, triumfon edhe ndaj Moldavisë në stadiumin ‘Arena Kombëtare’

F.autor

KUKËSI MBAN CUNGUN/ E konfirmon Gjici: Duhet kohë për të gjetur…

Delo.autor

Serie A/ Verona sfidon Napoli-n dhe tabunë “San Paolo”

Q.Autor

Leave a Comment