Futboll Ligue 1 Sport

RRËFEN LIDHJEN E VEÇANTË QË KA ME SHOKUN E SKUADRËS/ Neymar: Lumturia ime tek PSG ka ardhur prej këtij lojtari

Neymar Junior është prej disa sezonesh pjesë e PSG dhe duket se do të vijojë të luajë në “Parc des Princes” edhe për disa vite të tjerë. Lidhjen më të ngushtë tek ekipi parizien, braziliani e ka me Kylian Mbappe.

Pikërisht për yllin francez, Neymar ka folur në një intervistë të dhënë së fundmi për “France Football”, ku ka rrëfyer lidhjen e veçantë që ka me Mbappen dhe se sa shumë i detyrohet atij.

“I detyrohem shumë Mbappes për lumturinë që kam patur gjatë kohës që kam qëndruar këtu te PSG. Kylian është një njeri fantastik dhe më prek tipi i personit që ai është. Mbappen e sheh gjithnjë të lumtur, të sjellshëm me këdo. Është një person shumë i bukur nga brenda nëse e njeh personalisht. Kjo është edhe arsyeja që jemi kaq shumë miq me njëri-tjetrin, jemi afruar që në fillim”, përfundoi Neymar.

Related posts

SHËNOI SUPER GOL NGA DISTANCA/ Mesfushori shqiptar shpallet lojtari i javës në Zvicër (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Vllaznia. Rezultati 0-2

Delo.autor

“AI NUK DO TË VEPROJË KURRË SI HIGUAIN”/ Deklaron Bruno Satin, menaxheri i lojtarit

Delo.autor

Leave a Comment