Futboll Sport

PROJEKTI TUCHEL/ Trajneri gjerman kërkon Boateng dhe Weigl tek PSG

Trajneri Thomas Tuchel i kampionëve francezë Paris Saint-Germain gjatë kërkimeve të përforcimeve të reja në prag të sezonit thuhet të ketë piketuar Jerome Boateng nga FC Bayern dhe Julian Weigl nga Borussia Dortmund.

Këtë e raporton francezja e mirënjohur L’Equipe. Por shuma që kërkon Bayern për qendërmbrojtësin gjerman është rreth 80 mln euro.

Alternativa mbetet Leonardo Bonucci i AC Milan, i cili kushton sa gjysma e Boateng.

Edhe interesi për blerjen e Weigl të BVB është i madh. 22-vjeçari është trajnuar nga Tuchel kur ishin te 1860 Munchen, gjithashtu edhe te Borussia.

Gjithsesi, për talentin thuhet të jetë interesuar edhe FC Barcelona. Ai do të kushtonte minimalja 50 milionë euro. Kontrata e lojtarit skadon më 2021.

Related posts

ZHVILLIMET FINANCIARE/ Milan zyrtarizon marrëveshjen multimilionere me sponsora gjigant

Delo.autor

18-VJEÇARI PO SHKËLQEN ME PORTUGALINË/ Manchester City gati të paguajë 70 milionë euro për talentin…

Delo.autor

“MILAN NUK E NJEH FJALËN DORËZIM”/ Pioli: Habitem pse fitojmë kaq shumë jashtë

Delo.autor

Leave a Comment