Futboll Gossip

Modelja turke i nxjerr të palarat Cristiano Ronaldos: ‘Më dërgoi mesazh në Instagram, por unë… (FOTO)

Cansu Taskin, modelja e njohur turke, ka folur për një mesazh që sipas saj i ka dërguar ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Në intervistën për median turke “Fanatik”, Cansu është pyetur lidhur me këtë rast, që disa kohë më parë u lakua nga mediat botërore, duke aluduar për një lidhje mes të dyve.

“Ronaldo më dërgoi një mesazh në Instagram, u trondita, më ftoi në Madrid, por unë nuk shkova”, tha 23-vjeçarja në intervistën për “Fanatik”.

“Ai mund të jetë shumë i famshëm, por ikja ime atje nuk do ishte e drejtë. Më pas më ftoi më ftoi te Galaja e filmit në Londër, as atje nuk shkova. Meqë nuk shkova sërish, mes nesh filluan që të ftoheshin gjërat. Tashmë është me fëmijë, megjithatë ne ende kemi një raport shoqëror. Ndonjëherë flasim, por nuk ka asnjë lidhje mes nesh, pasi ai i martuar dhe unë jam njeri i tillë…”, është shprehur modelja turke.

Related posts

NJË KOMENT NË FAQEN E UEFA BËN “BUJË”/ Ballist Morina “tërbon” serbët: Skandal dhe provokim

F.autor

Merkato e “çmendur”/ Iglia Tare vendos çmimin për “yllin” e skuadrës

Isa.Autor

ËNDËRROJNË TIFOZËT MADRILEN/ Mbappe elektrizon Realin me FOTON e publikuar në rrjetet sociale

Delo.autor

Leave a Comment