Futboll La Liga Sport

ZBULOHET “CICËRIMA” E VJETËR/ Komenti për Ronaldon ka përçarë Barcelonën

Barcelona nuk është duke kaluar një periudhë të mirë këtë sezon, sidomos tani që ka humbur udhëheqjen në La Liga-s. Vendin e parë të renditjes e ka marrë Real Madridi. Kriza sportive rëndohet gjithashtu nga informacionet e fundit, që kanë dalë në dritë, pas tensionit midis stafit teknik dhe skuadrës. Në Vigo u pa se si Messi nuk dëshironte të afrohej, kur Eder Sarabia, zv.trajneri, po jepte udhëzimet e rastit për skuadrën katalanase. Të nesërmen pati një takim të ashpër dhe të tensionuar midis lojtarëve dhe stafit teknik.

Marrëdhënia e lojtarëve me Eder Sarabia nuk është idilike. Dhe gjithçka mund të vijë nga një kohë paksa e largët. Tani, mes tensionit, del në dritë një koment, që trajneri i dytë aktual i Barcelonës bëri në rrjetet e tij sociale. Asnjëherë nuk ka pasur një golashënues si Cristiano”, – shkroi ai në vitin 2015, në llogarinë e tij në Twitter. Ky pozicionim bie ndesh me Messin, që prej vitesh udhëheq skuadrën Blaugrana dhe lufton “dhëmbë për dhëmbë” me portugezin për të qenë më i miri në botë. Në atë kohë, Sarabia nuk kishte dyshime, dilte publikisht pro CR7.

Për orë të tëra, kjo “cicërimë” e vitit 2015 është bërë virale dhe është mbushur me komente të tilla si “bëja gjërat të qarta Messit; jepi atij një paralajmërim se nuk luan ndeshjen tjetër; tregoja se kush është në krye”. Shumë të tjerë janë kundër tij me komentet e bëra.

Related posts

NUK E KISHIM PARË/ Në mbrëmjen e djeshme në “SAN SIRO” ka qenë BLERJA më e re e MILANIT (FOTO)

Isa.Autor

“OLD TRAFFORD”​ Paul Ince: “Sanchezi i zhgënjyer që e refuzoi Man Cityn”

Isa.Autor

Do të dorëzojë Kupën e Italisë, Pirlo: Juve-Milan? Nuk zgjedh dot…

Sadik.Autor

Leave a Comment