Futboll Premier League Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E MOURINHOS/ Vinicius nuk ka bindur, Tottenham synon zbulimin e Bundesligës

Carlos Vinicius u mor nga Tottenham në huazim nga ekipi i Benficës, me të drejtë blerjeje në fund të këtij sezoni. Braziliani nuk ka gjetur shumë hapësira dhe për këtë arsye nuk i ka bindur drejtuesit londinezë që të investojnë për të.

Vinicius do të rikthehet në Portugali, ndërsa Tottenham ka hedhur sytë te një tjetër objektiv. Bëhet fjalë për Sasa Kalajdzic. Austriaku është zbulimi i këtij sezoni në Bundesliga, ku ka qenë një makineri golash me fanellën e Stuttgart.

Në 27 ndeshje të luajtura, Kalajdzic ka shënuar 14 gola dhe 4 asist, duke qenë padyshim lojtari më i mirë i ekipit të tij. Kartoni i sulmuesit austriak vlen rreth 20 milionë euro dhe Tottenham duket i gatshëm për t’i ofruar.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Iker Casillas do të kandidojë për president në zgjedhjet e këtij viti

Delo.autor

Modric paralajmëron Barcelonën: Jemi gati për ‘El Classicon’

Q.Autor

PSG KALON NË AVANTAZH/ Autogol falë Sylvian Jule (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment