Futboll Sport

ZYRTARE/ Gjyqtari i famshëm kurorëzon dashurinë, martohet me një… arbitre (FOTO)

Gjyqtari i famshëm, Hauard Ueb dhe kolegia e tij, Bibiana Stenhaus, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre duke u martuar zyrtarisht muajin e kaluar.

Lajmin e bëri vet të ditur vetë gjyqtarja gjermane Steinhaus për gazetën gjermane “Bild”, teksa njofton se është martuar zyrtarisht pas disa viteve të dashuruar me Ueb

“Po, është e vërtetë. Ne jemi martuar gjatë pauzës së  fundit për ndeshjet ndërkombëtare dhe jemi shumë të lumtur. Fatkeqësisht, për shkak të rregullores së pandemisë, Hauard dhe unë mund ta bënim këtë hap të rëndësishëm vetëm si çift. As dëshmitarët nuk u lejuan. Sigurisht që nuk kishte as muaj mjalti”, u shpreh gjyqtarja gjermane e cila punon si asistente VAR-i në Gjermani.

Ueb është një ndër gjyqtarët më të suksesshëm në historinë e futbollit i cili ka arbitruar në vitet 2003-2014 në Premier Ligën angleze. Ueb gjithashtu ka gjykuar dhe finalen e Kupës së Botës në vitin 2010 në sfidën midis Holandës dhe Spanjës.

Related posts

PAMJET/ Protagonist në La Liga, Myrto Uzuni ndëshkon Almerian, gol i sulmuesit kuqezi

F.autor

NUK KA SHËNUAR ENDE/ DYBALA “kafshon” jashtë fushe, i lumtur përkrah Orianas

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Refuzoi të drejtonte Partizanin në derbi, Sormani njoftoi drejtuesit me…e-mail

Delo.autor

Leave a Comment