Futboll Seria A Sport

NJË SHAKA E BUKUR VJEN NGA ATALANTA/ Mbrojtësi merr dhuratë fanellën e “Përbindëshit” Ronaldo (VIDEO)

Pak kohë më parë mbrojtësi i krahut të Atalantës, Robin Gosens, publikoi librin e tij autobiografik ku tregonte dhe një episode të sikletshëm me Kristiano Ronaldon, ku shkruhej se si ky i fundit kishte refuzuar të shkëmbente fanellat në një ndeshje Kupe midis Juventusit dhe Atalantës në vitin 2019.

Për këtë arsye lojtarët e Atalantës kanë vendosur t’i bëjnë dhuratë Gosens një fanellë të Kristiano Ronaldos, me mbrojtësin, i cili e priti shumë mirë dhe dukej shumë i lumtur nga dhurata e shokëve. Videoja është postuar nga futbollisti tjetër i Atalantës, Frojler, ku nuk kanë munguar dhe të qeshurat në rrjetet sociale.

Një shaka e bukur kjo e cila vjen para sfidës që dy ekipet do të zhvillojnë të dielën në drekë, sfidë kjo e vlefshme për javën e 31-të të Serisë A.

Related posts

TEUTA-TIRANA/ Dilema dhe mungesa të rëndësishme tek të dyja klubet, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

M’Gladbach-Dortmund, vendasit kanë humbur 5 radhazi ndaj miqve

Q.Autor

Zidane: Ronaldo duhet të pushojë, për të mirën e Real!

Q.Autor

Leave a Comment