Sulmuesi serb, Luka Joviç do të rikthehet në verë tek skuadra e tij Real Madrid, pas huazimit te skuadra gjermane e Eintraktit të Frankurtit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë e dashura e 23 vjeçarit, e cila në rrjetin social “Instagram” postoi një foto me mbishkrimin “Do të më mungojë kozmetika ime kur të larohem nga Frankfurti”, çka do të thotë se lojtari do të kthehet tek madrilenët përsëri në verë. Në këtë situatë tre ekipe të Serisë A, Milani, Roma dhe Napoli kanë “fërkuar duart”, pasi kanë kohë që ndjekin situatën e sulmuesit serb.
Milani i ofroi një kontratë që në janar, por serbi vendosi të kthehej tek Frankfurti për shkak se nuk ishte i sigurte nëse do të fitonte një vend titullari tek Milani. Pritet një merkato e nxehtë për sulmuesin 23 vjeçar i cili shikohet si një lojtar me perspektivë për të ardhmen.