Futboll Seria A Sport

DYSHJA RAMSEY-RABIOT JASHTË PLANEVE/ Juventus mendon për të ardhmen, kërkon ish-milanistin…

Juventus po zhvillon një nga sezonet më të dobët të viteve të fundit, teksa u eliminua nga Champions League në fazën e 1/8-ave nga Porto, si dhe po rrezikon seriozisht në kampionat, pasi përveç faktit që është shumë larg Interit kryesues, po rrezikon edhe pozicionimin në top 4.

Problemet më të mëdha, bardhezinjtë i kanë shfaqur në mesfushë, ku Rabiot, Ramsey dhe Arthur kanë qenë në qendër të kritikave. Francezi dhe uellsiani pritet të largohen në fund të sezonit, pasi edhe pagat e tyre rëndojnë shumë në bilancet e klubit italian.

Si lojtarin kryesor të mesfushës për sezonin e ardhshëm, drejtuesit e Juventus kanë menduar Manuel Locatellin. Ish-lojtari i Milanit ka shkëlqyer në 2 sezonet e fundit me Sassuolon, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar. Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë deri në 35 milionë euro për të bindur drejtuesit e Sassuolos, që 2 vite më parë e morën nga Milani për 12 milionë euro.

Related posts

Neymar kërkon të sigurojë të ardhmen/ Braziliani nis bisedimet në Londër…

Sadik.Autor

Merkatoja e Milanit / Ja talentet në Gjermani, të piketuara nga Mirabelli

Q.Autor

MALLKIMI I KUQEZINJVE/ Gatuzo: Absurde ndeshja në mesditë, Parma ka predha në sulm

Isa.Autor

Leave a Comment