Futboll Sport

E DHIMBSHME/ Operacioni në kokë e la 7 muaj jashtë fushave, lojtari 19 vjeçar tërhiqet nga futbolli i luajtur

Një futbollist 19 vjeçar i quajtur Bobi Koping, njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur pas problemeve të shkaktuara nga një dëmtim në kokë.

Koping, i cili luante si qendërmbrojtës për skuadrën angleze të Pertërburgut, vitin e kaluar gjatë një seance stërvitore me ekipin anglez, ra pa ndjenja duke shkaktuar panik të madh tek skuadra dhe familjaret e tij.

Futbollisti 19 vjeçar u detyruar t’i nënshtrohej një operacioni të komplikuar në kokë pas disa problem që kishte shfaqur, dhe ditën e djeshme pas 7 muajve vuajtje, Koping njoftoi largimin nga futbolli i luajtur nëpëmjet rrjetit të tij social “Instagram”.

Qendërmbrojtësi anglez cilësohej si një prej talenteve më të mëdha në Angli, por sëmundja nuk e la të vazhdonte më tej ëndrrën e tij. Dhimbjen me Koping e kanë ndarë dhe fansat e tij, të cilët janë solidarizuar duke i dërguar komente të shumta përzemërsie.

Related posts

KLUBI I SUPERLIGËS NË TELASHE/ Ish-futbollisti kërcënon: Të më paguajnë ose do shkoj në FIFA

Delo.autor

BARCELONA-NASTIC/ Dembele shënon gol pas 10 muajsh, Griezmann gjuan penalltitë para Messit (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E GABIGOL LARG BRAZILIT/ Mediat italiane zbulojnë detajin që vërteton gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment