Futboll Sport

XHELOZ PËR BALOTELLIN/ 30-vjeçari dhunon bashkëshorten dhe rrezikon dënimin me 13 vite burg

Është e pamundur, që emri i Balotelit të mos jetë i përfshirë, kur bëhet fjalë për telashe. Një lajm i çuditshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Sipas “La Repubblica”, sulmuesi i Monzës, mund të bëhet shkaktar i burgosjes për 13 vite të një 30-vjeçari nga Bresha.

Kjo për shkak të sulmeve ndaj partneres së tij. Media italiane bën me dije se 30-vjeçari, ishte i bindur se partnerja e tij kishte më shumë se miqësi me Balotelin, madje pretendohet se ky i fundit kishte ndërhyrë disa herë për ta shpëtuar vajzën nga dhuna.

Avokati i 30-vjeçarit e ka përdorur Balotelin për të treguar xhelozinë e klientit të tij si shkak të asaj që kishte ndodhur. Personi që ka dhunuar bashkëshorten, emri i të cilit nuk është bërë publik për momentin, më herët rezulton i dënuar me 2 vite burg.

Related posts

Cutrone: Ringritja e Milan? Meritat i shkojnë vetëm Gattusos

Q.Autor

Mbrojtësi i gjermanëve përfundon në Serie A, e zbulojnë mediat italiane

Isa.Autor

FITON TROFEUN E SHTATË PERSONAL/ Luka Modric merr çmimin “Lojtari më i mirë i Kroacisë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment