Bundesliga Futboll Sport

Gjermanët për rekord/ Shikoni shifrat e çmendura të tifozëve në kategoritë inferiore

Kushdo që mendonte se fushata poshtëruese e Gjermanisë në Kupën e Botës dhe eliminimi i hershëm do të fuste tifozët në krizë, gabohet rëndë. Futbolli i klubeve edhe në ligat inferiore impresionon në çdo ndeshje, ashtu siç tregojnë dhe statistikat e pjesëmarrjes në stadiume në fundjavën që lamë pas.

Ligat e treta dhe divizionet e katërta rajonale nisën garën në Gjermani për sezonin e ri dhe sigurisht futbolli nuk ishte i nivelit më të lartë, por pjesëmarrja ishte e denjë për një publik botërori. 41.324 mbështetës ishin të pranishëm në Fritz Valter Shtadion për të parë dy ish-gjigantë të Bundesligës, Kaizerslautern dhe Mynih 1860 të luanin mes tyre larg vitrinës së më të mirëve, por në një tempull futbolli që u elektrizua.

Në skajin tjetër të Gjermanisë, Energi Kotbus e promovuar një kategori më lart, fitoi 3-0 ndaj Hansa Rostok në praninë e 15 mijë spektatorëve. Show piroteknik dhe entuziazmi fantastik jepnin përshtypjen e një ndeshjeje në Bundesliga.

E njëjta gjë ndodhi në të njëjtin divizion në barazimin mes Karslruhe dhe Ajntraht Braunshvajgut. 20 mijë tifozë të pranishëm dhe nga një gol në çdo portë. Mbështetja e tifozëve gjermanë është gjithmonë e pranishme dhe në miqësore. Union Berlin luajti në Loftus Park të Londrës ndaj Kuins Park Reinxhërs në një festë të bukur futbolli me mijëra njerëz në stadium.

Related posts

Barcelona nuk ndalet, Roma pëson golin e tretë në ‘Cam Nou’ (Video)

Sadik.Autor

LIVERPOOLI NË VËSHTIRËSI/ Mohamed Salah: Klopp e ka ndërtuar këtë ekip, po luajmë pa fund për të…

Delo.autor

RINISJA E KAMPIONATIT TË SERIE A/ Mjeku tremb Inter: Lukaku nuk do të ketë të gjejë formën

Delo.autor

Leave a Comment