Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Triumf Anglez, Roma mban lart nderin e Italisë, Villarreal atë të Spanjës

Është mbyllur faza çerekfinale e Europa League.

Çiftet gjymsëfinaliste do të jenë Manceshter United-Roma dhe Villarreal-Arsenal.

Manchester United ka mundur 2-0 Granada-n në ndeshjen e kthimit falë golave të Cavani-t dhe një autogoli të Vallejo-s. Djajtë e Kuq kanë siguruar gjysmëfinalen me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Arsenal, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, ka shpërthyer në atë të kthimit duke mundur Slavian e Pragës me rezultatin 4-0. Pepe (18′), Lacazette (21′, 77′), dhe Saka 24′) kanë fundosur çekët.

Drithërima, frikë dhe shumë emocione deri në sekondat e fundit. Por Roma ia del të jetë mes katër më të mirave në gjysmëfinalet e Europa League.

Skuadra e Fonseca, që kishte fituar 2-1 në Holandë, barazoi sonte 1-1 në “Olimpico” ndaj Ajax duke kaluar më tej, ku do të gjejë Manchester United në gjysmëfinale.

Pjesa e parë ishte pa shumë emocione, por e dyta nisi me golin e Brobbey dhe më pas VAR i anuloi gol Tadic. Por, Dzeko do të vendoste barazpeshën, që do të mbante të kualifikuar ekipin verdhekuq.

Fiton sërish si në Kroaci edhe Villareal. Dy gola në pjesën e parë me Alcacer dhe Moreno, teksa rrjeta e Orsic në pjesën e dytë është thjesht statistikë.

Në gjysmëfinale e pret Arsenali.

Related posts

(FOTO) Blerjet e mëdha ndryshojnë ‘fytyrën’ e Arsenal, shihni formacioni e ri

Q.Autor

CHAMPIONS/ Bayern dhe super Lewa bëjnë detyrën, Manchester United kualifikohet falë dyshes CR7-Sancho

Delo.autor

Befason presidenti: Po qëndroi me ne, Inter do të humbasë 22 mln dollarë të tjerë

Isa.Autor

Leave a Comment