Futboll Sport

PO SHKËLQEN ME PSG-NË/ Interi përgatit ofensivën për të preferuarin e Kontes

Interi “lundron” i qetë drejt titullit kampion duke udhëhequr kampionatin me një diferencë të madhe pikësh ndaj ndjekësve. Tani është koha për të filluar planifikimin e së ardhmes dhe kjo e ardhme mund të fillojë vetëm nga merkato dhe nga zgjedhjet e synuara.

Antonio Konte gjithmonë ka zgjedhur lojtarët e tij bazuar edhe në marrëdhëniet personale dhe vlerësimin profesional. Dhe është në këtë këndvështrim sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” hyn emri i Alesandro Florencit. Emri i tij sigurisht që nuk është i ri, gjithmonë ishte folur që kur ai u detyrua t’i thotë lamtumirë Romës dhe më pas të kalojë te Valencia dhe më pas tek PSG.

Ishte në Paris që gjeti dimensionin e tij, duke pushtuar një rol kryesor dhe duke treguar, sigurisht jo vetëm, një gjysmëfinale prestigjioze të Ligës së Kampionëve. Konte, ai e ka njohur atë që nga koha e ekipit kombëtar italian dhe e vlerëson atë aq shumë sa që ai mund të propozojë ardhjen e tij në klub në sesionin e ardhshëm të merkatos. Çmimi është ai i së drejtës së blerjes të vendosur me francezët në 9 milionë euro.

Gjithmonë duke folur për merkaton e zikaltërve, trajneri puljez dhe Interi nuk kanë ndalur kurrë të mbajnë nën vëzhgim Emerson Palmieri, një tjetër ish “ushtar” i Kontes me të në kohën e Çelsit në Premier Ligë.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Leclerc rrit pretendimet, synon podiumin në garën e Imola

Delo.autor

NUK NDALET ME GODITJET/ Manchester City ofron Bernardo Silva-n dhe shumën e “çmendur” për bomberin …

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Skoci-Shqipëri: Ja si kuotohet ndeshja nga kompanitë e basteve

Isa.Autor

Leave a Comment