Futboll Sport

MENDOJNË PËR TË ARDHMEN/ Nga Jovic tek Skamaka, ja lista e drejtuesve të Milanit për merkaton…

Sulmuesi serb, Luka Joviç, do të rikthehet në verë te skuadra e tij, Real Madrid, pas huazimit te skuadra gjermane e Aintrahtit të Frankfurtit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë e dashura e 23-vjeçarit, e cila në rrjetin social “Instagram” postoi një foto me mbishkrimin “Do të më mungojë kozmetika ime kur të larohem nga Frankfurti”, çka do të thotë se lojtari do të kthehet te madrilenët përsëri në verë. Në këtë situatë tri ekipe të Serisë A: Milani, Roma dhe Napoli kanë “fërkuar duart”, pasi kanë kohë që ndjekin situatën e sulmuesit serb. Milani i ofroi një kontratë që në janar, por serbi vendosi të kthehej te Frankfurti për shkak se nuk ishte i sigurt nëse do të fitonte një vend titullari te Milani. Pritet një merkato e nxehtë për sulmuesin 23-vjeçar i cili shikohet si një lojtar me perspektivë për të ardhmen.

NË LISTË – Një emër tjetër i ndjekur nga kuqezinjtë është ai i Odson Eduardit të Sëlltikut. Për blerjen e tij mund të përdoret Diego Laksalt, aktualisht i huazuar te skocezët. Nëse klubi vendos ta mbajë uruguaianin, Milani mund të kishte një përparësi për të siguruar 23-vjeçarin gjatë merkatos së verës.

Xhanluka Skamaka është alternativa e fundit për sulmin e “Djallit”. Sulmuesi luan te Xhenoa, por i përket Sasuolos që për ta lënë të lirë kërkon 25 milionë euro. Për 22-vjeçarin kuqezinjtë u interesuan edhe në merkaton e janarit, por më pas u vendos afrimi i Manxukiçit i cili deri tani nuk i ka merituar 1.8 milionë eurot e rrogës që do të marrë për këta gjashtë muaj.

Related posts

E BUJSHME/ Barcelona merr dëmshpërblim, dëmtimi i Dembele i kushton 20 mijë euro në ditë FIFA-s

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Man United kërkon serbin Milenkovic për vijën e mbrojtjes

Isa.Autor

Ernesto Valverde tregon si mund të eliminojnë Chelsean

Q.Autor

Leave a Comment