Futboll Premier League

Carragher ende nuk është bindur nga Xhaka: Nuk e di se çfarë i sjell Arsenalit

Granit Xhaka është një futbollist i rëndësishëm i skuadrës së Arsenalit.

Shqiptari nga Kosova ka zënë pozitën e titullarit tek klubi londinez dhe këtë edicion është paraqitur në të gjitha ndeshjet e Ligës Premier.

Graniti nuk ka pasur formë të njëjtë, pasi ka pasur rënie dhe ngritje të saj në disa ndeshje.

E për këtë ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher nuk është bindur ende nga cilësitë e prishtinasit.

Gjatë një debati në Sky Sports, Carragher ka thënë se nuk e di se çfarë i sjell Xhaka Arsenalit.

Foto: Getty Images

“Unë ende nuk jam i sigurt se çfarë i sjellë Xhaka Arsenalit në lojë”, ka thënë Carragher.

Carragher pastaj tha se nëse Jack Wilshere rikthehet në formën më të mirë, atëherë anglezi mund të luaj me Ramseyn në mesfushë.

Në 26 ndeshje të zhvilluara në Ligën Premier, Xhaka ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime.

Reprezentuesi i Zvicrës gjithashtu ka shënuar një gol edhe në Kupën e Anglisë.

Related posts

IDEA E FUNDIT/ Kampionatet mbyllen në 15 korrik, Kupat e Europës luhen në verë!

Delo.autor

PLAS TEK TOTTENHAM/ Pochettino pozicionohet KUNDËR futbollistit të tij për…

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH/ Man United del kundër Mourinhos, gati oferta për RINOVIM

Isa.Autor

Leave a Comment