Bundesliga Futboll Sport

E PABESUESHME/ Mino Raiola dhe babai i talentit: Doni Haaland? Paguani 35 milionë euro në sezon

“A doni Haaland? Vendosni në pjatë një pagë prej 35 milion euro neto në sezon”.

Kjo është ajo që – sipas raportimit nga ‘Goal.com’ – Mino Raiola dhe babai i Erling Braut Haaland i dhanë një klubi të Premier League që ditët e fundit i është drejtuar qendërsulmuesit të Borussia Dortmund duke e joshuar për t’u transferuar…

Më shumë se Cristiano Ronaldo dhe madje edhe më shumë se Neymar, sulmuesi norvegjez ka pretendime shumë të rëndësishme ekonomike për të ardhmen e tij dhe midis verës së ardhshme dhe asaj të vitit 2022 – kur mund të përdoret klauzola prej 75 milion eurosh – ai do të përpiqet të rrëmbejë një kontratë të nivelit të lartë.

Të gjitha klubet më të rëndësishme janë në gjurmët e tij, nga Real Madrid te Bayern duke kaluar nëpër Barcelona dhe Premier League…

Sidoqoftë, nëse kërkesa për rekrutim mbetet kjo, duke llogaritur edhe paratë që do të përdoren për ta blerë nga BVB, operacioni i Haaland do të bëhet për disa, shumë pak klube…

Related posts

E FRIKSHME/ Tmerr në Moto GP, motori merr FLAKË në bokse pas provave të lira (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Francë-Shqipëri. Rezultati 4-0

Delo.autor

LIVE/ Poloni-Senegal, Robert Lewandowski përplas brirët me Sadio Mane

Sadik.Autor

Leave a Comment