Eredivisie Futboll Sport

E duan Napoli dhe Fiorentina, fantazisti shqiptar i gatshëm për hapin galopant në karrierë

Arbër Zeneli është kthyer në një objektiv të skuadrave italiane, të paktën sikurse shkruajnë mediat përtej Adriatikut. Dy klube si Fiorentina dhe Napoli janë lakuar për të përfituar shërbimet e sulmuesit anësor, që mund të luajë në të dy krahët. Vjollcët e shikojnë si pasuesin e Gil Dias, të cilin ata e kanë marrë te Monaco në huazim. Lojtari i Kosovës ka spikatur në Holandë me Heerenveen, duke qenë lojtari kryesor i skuadrës së tij.

Në lidhje me zërat e merkatos, ai ka folur së fundmi në mediat holandeze dhe normalisht që ndihet i vlerësuar në lidhje me lajmet që e lidhin atë me Napoli-n dhe Fiorentinën. Gjithsesi ende nuk është hapur merkatoja dhe Zeneli nuk zgjatet shumë. Unë nuk kam dëgjuar asgjë vetë. Natyrisht jam i kënaqur, Napoli dhe Fiorentina janë skuadra të mëdha dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ata po shohin shumë lojtarë”, ka deklaruar mesfushori.

Me Heerenveen ai është nën kontratë deri në 30 qershor të vitit 2019, ndaj edhe klubi holandez duhet të mendojë ta shesë që tani, ose t’i rinovojnë kontratën. “Çfarë do të ndodhë në verë? Nëse ka ndonjë ofertë unë do të flas me klubin, por është akoma herët, pasi merkatoja nuk është hapur akoma”, shprehet Zeneli, që iu bashkua skuadrës holandeze në janar të vitit 2015 dhe që atëherë u kthye në një pikë kyçe të skuadrës.

Tashmë 23 vjeç, ndoshta për Zenelin ka ardhur momenti për të bërë një hap më të madh dhe Serie A do të ishte një lëvizje e mirë. Sigurisht dihet që kampionati italian është i vështirë, por me mënyrën e lojës së tij ai mund të përshtatet shumë mirë te Napoli dhe Fiorentina. Veçse di të shënojë, mesfushori asiston shpesh dhe luan në disa pozicione. Gjithashtu cilësitë e tij teknike janë të padiskutueshme dhe jo më kot po vëzhgohet me kujdes gjatë kësaj periudhe.

Related posts

Messi i brengosur për largimin e mundshëm të yllit të skuadrës

Sadik.Autor

Trajneri i Suedisë: Portieri i Anglisë bëri diferencën, mund të ishim kualifikuar ne

Isa.Autor

NAPOLI I PATHYESHËM NË SHTËPI/ Hysaj fiton “DERBIN” me Strakoshën (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment