Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arsenal ofron 50 milionë euro për mbrojtësin Hakimi, ja vendimi që marrin klubi “Zikaltër”…

Ylli i Interit, Ashraf Hakimi, është një objektiv i Arsenalit, i cili sipas “Calciomercato.com”, është gati të ofrojë 50 milionë euro për ta transferuar në “Emirates” këtë verë.

“Topçinjtë” kërkojnë të zëvendësojnë Hektor Bejerin, nëse spanjolli do të largohet në fund të sezonit. Por, përgjigjja e zikaltërve pritet të jetë negative, duke qenë se 22-vjeçari konsiderohet një shtyllë e rëndësishme e skuadrës së Antonio Kontes, e cila po i drejtohet e sigurt titullit kampion.

Mbrojtësi i djathtë mban statusin e të pashitshmit në “San Siro”. Interi e transferoi marokenin për 40 milionë euro nga Reali i Madridit verën e shkuar dhe prej atëherë ai ka shënuar 6 gola dhe dhënë 7 asiste.

Related posts

Skadimi i kontratës, Arsenali bën ofertën e fundit për Ozil

Q.Autor

Gattuso nuk përmbahet, luan të gjitha kartat në Londër

Q.Autor

Pësoi dëmtim HORROR/ LACIO merr lajmin e hidhur për futbollistin SHQIPTAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment