Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ “Çmendet” klubi anglez, gati 100 milion euro për transferuar talentin e Dortmund…

Çelsi po kërkon të rikthejë në Angli talentin e Borusia Dortmund, Xhude Billngham, i cili po kalon një sezon fantastik tek skuadra verdhezi.

17 vjeçari u transferua verën e kaluar në Gjermani, nga skuadra e Birmingamit për shumën e 25 milion eurove, dhe me performancat e tij është bërë një ndër lojtarët më të kërkuar në Europë. Sipas ‘’Eurosport’’ blutë e Londrës janë të gatshëm të paguajnë një shumë prej 100 milion eurosh për të sjellë talentin 17 vjeçar në ‘’Stamfort Brixh’’.

Me ardhjen e trajnerit Tuhel, Çelsi është rritur shumë si ekip, teksa ka siguruar dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe për këtë arsye presidenti rus Abramoviç po mendon të plotësojë dëshirat e teknikut gjerman që kërkon të ndërtojë një skuadre sa më kompetitive.

Related posts

KA NJË KËRKESË PËR MAN UNITED/ Solskjaer: Nuk dua të largohem dhe sigurisht nuk do ta bëj, kjo është…

Delo.autor

INTER I JEP DRITËN JESHILE/ Sulmuesi “Zikaltër” transferohet në Spanjë tek…

Delo.autor

Kane “hedh dorashkën”: Dua të jem çdo vit përpara Messit dhe Ronaldos

Q.Autor

Leave a Comment