Futboll

“Serie A në duart e Napolit”

Titulli i kampionit në Serie A është plotësisht në duart e Napolit pas fitores së thellë 5-0 ndaj Cagliarit të hënën mbrëma, sipas Lorenzo Insigne.
Napoli është në formë të shkëlqyer këtë sezon në Serie A, pasi i ka fituar 22 ndeshje dhe e ka humbur vetëm një 26 në total deri tani, transmeton Express.

Insigne mendon se Napoli e ka titullin në duar. Napolitanët kanë 69 pikë në vendin e parë, katër më shumë se Juventusi në vendin e dytë, i cili, megjithatë, e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Jemi të parët dhe e kemi në duar”, ka thënë Insigne për Mediaset Premium.

“Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Juve nuk do të heqë dorë, por ne e kemi dëshmuar se kemi karakter të fortë dhe zemër të madhe”, ka shtuar ai. /Express/

Related posts

EUROPIANI NË VERË/ UEFA gati dhuratën e madhe për trajnerët e kombëtareve

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA/ Premier dhe shifrat e çmendura të shpenzuara për mbrojtësit, Maguire më i shtrejnti

Delo.autor

De Biasi sinjal dashurie: Vazhdoj të ndihem shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment