Futboll Sport

ÇFARË PO NDODH? E ardhmja e Dembeles e pasigurt. Ngecin sërish bisedimet mes tij e Barcelonës

E ardhmja e Ousmane Dembeles në Barcelonë po duket seç herë e më e pasigurt, pasi bisedimet për vazhdimin e kontratës së tij kanë ngecur sërish.

Kanë ngecur sërish bisedimet mes Ousmane Dembeles dhe Barcelonës për vazhdimin e kontratës së anësorit francez, transmeton Gazeta Express.

Gazeta katalonase Sport raporton se nuk është shënuar asnjë përparim në bisedimet e deritanishme për vazhdimin e kontratës së Dembeles.

Përfaqësuesi i Francës ka marrëveshje me Barçën vetëm deri në vitin 2022.

Dembele, i cili shumicën e kohës në Camp Nou ka vuajtur nga lëndimet duke mos arritur t’i përmbushë pritshmëritë, mund të larohet falas verën e ardhshme.

Prandaj, Barça mund të kërkojë ta shesë atë këtë verë, në mënyrë që të mos e humbasë pa asnjë qindarkë./Gazeta Express

Related posts

PARALAJMËRON BOKSIERIN USYK/ Joshua: Revanshi do të jetë një luftë mes nesh

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN GJERMAN/ Valdet Rama shënon një super gol

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË FUSHËN ESTONISË/ Shkëndija hedh hapin e sigurt drejt kualifikimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment