Futboll

Rendiment i lartë edhe shpirt sakrifice, ja sekreti i Milanit të Gatuzos

Sekreti i momentit të Milanit mund të sin tetizohet në dy fjalë: “mbrojtje” dhe “kundërsulm”. Kujdes me përdorimin e tyre, pasi nuk flitet për rreshtim defensiv në shpresë të një rasti për të shënuar.

Kuqezinjtë, të ndërgjegjësuar nga Gatuzo për forcën e tyre dhe sidomos të limiteve, synojnë të ndërtojnë garat mbi vëmendjen duke pritur lëvizjen e rivalit, për ta goditur më pas në momentin dhe pikën më të dobët. Kështu ka ndodhur në ndeshjet e fundit e po kështu u pa ndaj Romës.

Pavarësisht ecurisë, te “Djalli” dihet që nuk ka fenomene, me sakrificën si themel të çdo arritje. Suso ndjek Kolarovin, Çalhanoglu copëtohet duke ndalur Peresin dhe Kesi i thyen dhëmbët Naingolanit.

MUR – Përpos reputacionit të Gatuzos, ky Milan nuk është agresiv, ose të paktën ka zgjedhur të mos jetë për të mos shpenzuar energji të tepërta. Përveç Biljas që fitoi bindshëm duelin me Pelegrinin, dy mesfushorët e tjerë shqetësojnë sistematikisht mbrojtësit rivalë me Facion dhe Manolas, që detyrohen të hedhin topa të gjatë më kot në sulm.

Edhe në vijën e parë verdhekuqe, vuajtjet janë një konstante me Shik, Perroti e Ynder të shkërmoqur në kafazin e ndërtuar nga Rodrigez e Kalabria në krah dhe sidomos Bonuçi e Romanjoli që në qendër nuk lejojnë as ajrin të kalojë.

SHKUAN, PANË, FITUAN – Takticizmat nuk janë prodhim gatuzian, por për sa kohë ka shpirt Gatuzoje, Milani nuk vuan. Në krahun e djathtë, Kalabria vrapon, Kesi mbështet, e Suso sugjeron. Rodrigez, Bonaventura dhe Çalhanoglu kopjojnë përsosmërisht çdo gjë në krahun e majtë dhe zbritjet zhvillohen me përpikëri dhe ekuilibër.

Roma provon të sulmojë Milanin me katër lojtarë, por Kalabria bën gjigantin, vrapon, mbivendoset e më pas shënon si një bomber veteran. Ndeshja e madhe e mbrojtësit kuqezi është një skenar më vete përsosmërie me 80 topa të prekur, 11 të rikuperuar dhe plot 6 duele të fituar.

Për ndershmëri intelektuale, i rikthehemi sakrificës dhe shifrave të saj te djemtë e Gatuzos me Çalhanoglunë që rikuperon topa, Suson që fiton 12 nga 18 duele dhe Bonaventurën që u vjedh tetë herë sferën rivalëve. Nuk mjafton? OK, golit të Kutrones i shtojmë katër faulle të pësuar, teksa Romanjoli nuk humbte asnjë duel një për një.

Përgatiti: REINOLD BAKALL

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Manchester United përgatitet në rast se Cavani largohet, piketojnë ish-sulmuesin e Milanit…

Delo.autor

Britania i vonoi rinovimin e vizës, media izraelite: Abramovich, shtetas i Izraelit

Sadik.Autor

DERBI I EUROPËS/ MILANI dhe REALI  e nisin me gol, HIGUAIN realizon KRYEVEPËR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment