Futboll

Zyrtare!!! Pushimi i dimrit po vjen në Premier League

Mund të jetë tema më e diskutuar e viteve të fundit në Angli, me skuadrat që pretendojnë disa ditë pushimi për t’u karikuar për javët e finale të kampionatit.

Por Premier League nuk ka dashur të ndryshojë traditën, si dhe përfitimet financiare për të ndalur kampionatin në momentin kur të gjithë tifozët janë pushim.

Gjithsesi, një marrëveshje është arritur zyrtarisht dhe do të ketë një pushim dyjavor të përvitshëm në fillim të shkurtit duke filluar nga sezoni 2019/20.

Në mënyrë që të arrihet objektivi i planit të ri, raundi i pestë i FA Cup do të luhet i gjithi në mesjavë dhe pa ndeshje përsëritje.

Pushimi nuk do të jetë i vlefshëm në Championship, League One dhe League Two por ekskluzivisht për klubet e Premier League, diçka që do t’i shërbejë edhe kombëtares angleze.

Trajnerët e Premier League janë ankuar prej vitesh për kalendarin e ngjeshur, me Jose Mourinho-n dhe Pep Guardiola-n që kanë qenë dy nga teknikët që kanë ngritur zërin më shumë.

Related posts

NGA GRUMBULLIMI ME PORTUGALINË TEK CR7/ Joao Cancelo: Nuk ka asnjë dyshim që prania e tij ka rritur…

Delo.autor

Ja kush janë tre klubet e vetme pa humbje në Europë

Q.Autor

Tifozët e Interit marrin një lajm fantastik për Mauro Icardin

Sadik.Autor

Leave a Comment