Futboll

Klopp: Top katërshja, synimi i Liverpoolit

Klopp ka thënë se synimi i Liverpoolit tani është top katërshja, për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin 2018/19
Trajneri i liverpoolit, Jurgen Klopp, duket se është dorëzuar në garën për titull pasi Të kuqtë e shohin vetën 18 pikë prapa liderit, Manchester City.

Klopp thotë se synimi tani është top katërshja, për të garantuar pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Kur e nisni sezonin ëndërroni për diçka dhe duhet ta bëni të qartë synimin. Mendoj të jesh kampion është natyrisht ëndërr – jo vetëm për Liverpoolin, por në veçanti për Liverpoolin, pasi Man City është stabil dhe pothuajse e vështirë për t’u arritur”, u shpreh Klopp.

“Nëse nuk mund të jeni të parët, do të preferoja të dytit, por nëse jo të dytit, atëherë në pozitat tre dhe katër. Në fund të sezonit, të tri pozitat janë të mira dhe të vështira për t’u arritur”, shtoi Klopp.

Liverpooli gjendet në pozitën e tretë në Premierligë me 50 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në pozitën e katërt, ndërsa tri më pak se Manchester United në pozitën e dytë.

 

Related posts

Shoqërohet në policin e Vlorës albitri i ndeshjes Flamurtati-Vllaznia

Sadik.Autor

“DUA NJË JUVENTUS MË CINIK”/ Allegri: Dybala dhe CR7 janë mirë, Ramsey të vrapojë më pak

Delo.autor

SPEKTAKËL NË MIQËSORE/ Finlanda trondit Francën, shënon dy gola në dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment