Futboll

Kompany: Të luash nën urdhrat e Guardiolas është sikur të studiosh në universitet

Vincent Kompany mendon se të luash nën urdhrat e Pep Guardiolas në Manchetser City është ngjashëm si të studiosh në universitet për shkak të përgatitjeve në detaje që ai i bën me lojtarët para çdo ndeshjeje.
Guardiola e fitoi titullin e parë pas 18 muajve në City me një fitore bindëse 3-0 ndaj Arsenalit në finale të Carabao Cup të dielën, ndërsa titullin në Premierligë e ka pothuajse të sigurt këtë sezon, transmeton Express.

Kompany, i cili sapo e ka marrë diplomën e masterit për Business Administration në Universitetin e Biznesit në Mançester, e ka lartësuar trajnerin e vet.

“Mendoj se mënyra më e mirë që ai është përshkruar ndonjëherë është i palëkundshëm dhe i fortë. Ai kurrë nuk ndihet i kënaqur dhe jam i sigurt se edhe sot [e hënë] ai do ta harrojë këtë [fitoren në Kupë] dhe fokusohet në ndeshjen e radhës”, ka thënë Company për TalkSPORT.

“Ajo që ai të mëson janë njohurit e mëdha që ai i posedon. Ai është tepër i mirë në dhënien e mesazhit. Të punosh me të është sikur të studiosh për 10 vjet, e krahasoj me shkuarjen në universitet. Këtë nivel ka. Kurrë nuk pushojmë së mësuari, asnjë ditë”, ka shtuar ai. /Express/

Related posts

EKUBAN mbërrin në aeroport/ Ëndrrat e FLAMURTARIT marrin përgjigjen përfundimtare

Isa.Autor

Skënderbeu dhe “betaja” e fundit me të vërtetën

Sadik.Autor

Po trazon të gjithë Anglinë/ Federata çudit me vendimin për Jose MOURINHON

Isa.Autor

Leave a Comment