Futboll Premier League Sport

DEL KUNDËR EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Agjenti i Gareth Bale: Duhet të luftojmë për të drejtat e lojtarëve dhe…

Pjesa dërrmuese e botës së futbollit po del kundër Superligës Europiane, që është krijuar nga 12 prej klubeve më të mëdha. I fundit që ka ngritur zërin është agjenti Jonathan Barnett, i cili njihet si menaxheri i Gareth Bale.

Barnett ka shpërthyer, duke u shprehur se lojtarët nuk duhet të pranojnë të luajnë në Superligën europiane. Sipas agjentit të njohur, klubet që duan të bëjnë diçka të tillë duhet të hidhen në gjyq dhe lojtarët të mos zbresin në fushë.

“Duhet të luftojmë për të drejtat e lojtarëve dhe nëse ata janë kundër Superligës, atëherë nuk duhet të luajnë. Ne si agjentë duhet të luftojmë për të drejtat e tyre dhe të shkojmë në gjykatë”, përfundoi Barnett.

Related posts

GOLI MAGJIK NGA 25 METRA/ Po shkëlqen në kampionatin rumun, mesfushori shqiptar zgjidhet në…

Delo.autor

E ARDHMJA E DY TALENTEVE SHQIPTAR/ Trajneri i Kosovës arsyeton dilemën: Me logjikën time unë do të zgjidhja…

Delo.autor

DUKET SA NJË DEKADË/ Zidane feston katër vjetorin nga emërimi i tij si trajner i Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment